Lexoni edhe:
Yjet që po largohen: Osimhen në Chelsea, Lukaku te Napoli
Ka kohë që Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë, është bërë një urë e fortë lidhëse në mes të institucioneve të larta arsimore e akademike nga të gjitha trojet shqiptare - Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut me ato franceze dhe evropiane, transmeton "Kosova Sot Online"
Yjet që po largohen: Osimhen në Chelsea, Lukaku te NapoliLexoni edhe:
Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë, z. Tahir Shabani, njëherit Ambasador i Paqes, ka qëndruar për një vizitë pune e bashkëpunimi në Universitetin e Tetovës, ku u takua me rektorin e UT-së, Prof. dr. Jusuf Zejnelin, për ti uruar që ky vit i ri akademik të sjellë suksese të reja për Universitetin e Tetovës. Ambasador Shabani tha se me prioritet do të jetë bashkëpunimi mes tre-këndshmit akademik dhe institucioneve të arsimit të lartë në vend me institucionet arsimore evropiane, veçanërisht ato franceze dhe Zvicër.
“Ftova rektorin për vizite nga Instituti me axhenda akademike dhe diplomatike në Evropë. Jam falënderues për mirëpritjen e ngrohtë, Universitetin e Tetovës gjithmonë e cilësoj si institucioni me vlera për integrim e shqiptarëve drejt bashkimit Evropian. Gjatë takimit konfirmova Rektorit mbështetjen e Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Francë dhe Gjenevë”, tha Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë, z. Tahir Shabani, i cili këto ditë ka zhvilluar një agjendë të ngjeshur pune, duke u angazhuar për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në mes të insitucineve arsimore të nivelit lokal dhe të lartë akademik të të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, me institucione të nivelit të njëtë në Francë.
(Kosova Sot Online)