Lexoni edhe:
Vjeshtë e ngjeshur në Bruksel
Familjar, miq dhe bashkëpunëtorë u mblodhën në fushën Gowen më 22 gusht për tu përshëndetur me ushtarët e Batalionit 1 të Helikopterëve Sulmues të Gardës Kombëtare të Idaho-s, ndërsa ata u larguan nga Idaho për t’u përgatitur për t’u vendosur në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".
Gjeneralmajor Tim Donnellan, komandant i Gardës Kombëtare të Idahos tha se ka besim të plotë që ushtarët do ta kryejnë misionin me sukses dhe do të kthehen të sigurt në shtëpi.
Vjeshtë e ngjeshur në BrukselLexoni edhe:
“Ju jeni ndër ushtarët më të mirë dhe përkushtimi juaj ndaj detyrës dhe ndaj njëri-tjetrit do t’ju ndihmojë. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim nga këtu dhe mezi presim t’ju mirëpresim në shtëpi me krenari dhe nder”.
Në ueb-faqen e Ushtrisë amerikane thuhet se disa helikopterë UH-60M Black Hawk dhe më shumë se 100 ushtarë u vendosën në Teksas për afërsisht 30 ditë trajnim shtesë përpara se të nisen për në Kosovë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s.
“Operacioni Joint Guardian është një mision i përbashkët nën Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara. Ushtarët do të fokusohen në trajnimin dhe mbështetjen e partnerëve aleatë. Ushtarët e Task Force Sawtooth kanë punuar dhe trajnuar me zell gjatë 18 muajve të fundit për këtë dislokim”, tha nënkoloneli Bryan C. Reid.
Është hera e parë që nga viti 2003 që njësia është vendosur në rajon.
Njësia 1 e Batalionit të 183-të të Helikopterëve Sulmues u vendos në Bosnje në 2002-2003 për një mision ndihme humanitare dhe në Azinë Jugperëndimore në mbështetje të Operacionit Enduring Freedom në 2006-2007. Së fundmi, njësia ndërtoi shkolla dhe objekte mjekësore me Forcat e Armatosura të Guatemalës në 2019.
(Kosova Sot Online )