Policia jep detaje për plagosjen që ndodhu mbrëmë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Si pasojë një person është plagosur me armë zjarri dhe po trajtohet në QKUK.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë.
Në vendin e ngjarjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
I dyshuari me vendim për prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 27.08.2024-22:38. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në QKUK-së, pasi që i njëjti dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)