
Vushtrri: Një autoservis përfshihet nga zjarri, digjen disa vetura

Një autoservis në Vushtrri është përfshirë nga flakët pas mesnatës, raporton “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se si pasojë e një zjarri, janë djegur disa vetura.
Rrethanat e ndezjes së zjarrit janë akoma të panjohura.
Ndërsa, rasti është në hetime.
“Vushtrri / 27.08.2024 – 12:00. Si pasojë e një zjarri, i cili ka ndodhur për shkaqet (ende) të panjohura, janë djegur disa vetura në një auto-servis pronë e ankuesit mashkull kosovarë. Njësit relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.
(Kosova Sot Online)