
Ndërron jetë veterani i UÇK-së nga Drenasi

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Muqolli, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Nazmi Muqolli.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot (28 gusht) në varrezat e fshatit Poklek i Vjetër të Drenasit, në orën 18:00”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)