I dehuri në Shtërpcë sulmon një polic jashtë detyrës

  • E.k /
  • 28 August 2024 - 12:50
I dehuri në Shtërpcë sulmon një polic jashtë detyrës

Mbrëmë në Shtërpcë një person është arrestuar në gjendje të dehur pasi në një lokal-kafiteri ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare.

Organet e rendit bëjnë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Shtërpce, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)