Apeli refuzon akuzën me të cilën Xhavit Haliti akuzohej për sulm

  • A.P /
  • 28 August 2024 - 17:31
Apeli refuzon akuzën me të cilën Xhavit Haliti akuzohej për sulm

Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale, ka refuzuar akuzën ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, me të cilën akuzohej për sulm fizik ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë më 22 janar 2024, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj Halitit, duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë për sulmin fizik ndaj Gashit.

“Me rastin e ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit Xh. H. – avokat K. K. dhe ankesës së të akuzuarit Xh. H. e sipas detyrës zyrtare, për të akuzuarin Xh.H. , NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.1868/20, datë 22.01.2024, ashtu që Gjykata e Apelit e Kosovës ndaj të akuzuarit Xh. H. , për veprën penale Sulmi, nga neni 187 par.1 të KPRK-së, për të cilën është shpallur fajtor nga gjykata e shkallës së parë e refuzon akuzën në kuptim të nenit 362 par.1 nën par.1.3 të KPPK-së, lidhur me nenin 107 par.8 të KPRK-së, për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.

(Kosova Sot Online)