Arrestohen disa persona në Mitrovicë
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, ka arritur të arrestoj disa persona që ishin në kërkim ndërkombëtar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burime bëjnë me dije se FAST KOSOVA ka zhvilluar një aksion në qëndren tregtare në ETC në Mitrovicë, me ç’rast ka arrestuar disa persona që ishin në kërkim të drejtësisë.
(Kosova Sot Online)