Kaq janë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova

  • E.k /
  • 29 August 2024 - 08:09
Kaq janë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe atë në Merdarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdarë mëngjesin e sotëm janë deri mbi një orë. Pritje pak më të vogla, deri në gjysmë ore ka te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.

(Kosova Sot Online)