Prishtinë: Arrestohen dy burra, sulmuan ekipin mjekësor

  • E.k /
  • 29 August 2024 - 10:42
Prishtinë: Arrestohen dy burra, sulmuan ekipin mjekësor

Dy burra janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se të dyshuarit i kanë rezistuar policisë edhe gjatë arrestimit.

Ndërkaq një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Bedri Gjini, Prishtinë / 28.08.2024 – 22:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit. Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)