
Kurti e Hetemi sot takohen për draft-metodologjinë e Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës

ZKM ka njoftuar se sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin për draft-metodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ku do të jetë edhe drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Takimi do të nisë në ora 13:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Njoftimi i ZKM’së:
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 29.8.2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin për draft-metodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës. Së bashku me kryeministrin, pjesëmarrës do të jetë dhe Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 13:00
(Kosova Sot Online)