Kurti: Krahasuar me para tri viteve, punësimi në Kosovë është rritur me 20 përqind

  • E.k /
  • 29 August 2024 - 11:56
Kurti: Krahasuar me para tri viteve, punësimi në Kosovë është rritur me 20 përqind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka pasë rritje të bruto produktit vendor e buxhetit të shtetit dhe tha se kjo është përkthyer në punësim të shtuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Kurtit, krahasuar me vitin 2021 punësimi në Kosovë është rritur me 20%.

“Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim më 2024, bruto produkti vendor është për 1/3 më i lartë, ndërkaq buxheti shtetëror vjetor është për 35% më i lartë. Sigurisht që kjo është përkthyer edhe në punësim të shtuar. Krahasuar me para tri viteve, punësimi në Kosovë është rritur me 20%, përfshirë këtu dyfishimin e të rinjve të punësuar e padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”.

(Kosova Sot Online)