Lexoni edhe:
Vendet e punës për energjinë e pastër shtohen me ritëm dy herë më të lartë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar sot ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven, transmeton "Kosova Sot Online ".
ZKM njofton se Kurti e ka uruar Boven për detyrën e re dhe e ka falënderuar për mbështetjen e kontributin e Holandës për Kosovës në çlirimin dhe zhvillimin e saj.
Vendet e punës për energjinë e pastër shtohen me ritëm dy herë më të lartë Lexoni edhe:
“Në këtë takim të parë mes tyre, Kryeministri e uroi për detyrën e re, teksa e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Holandës ndaj Kosovës në çlirim e zhvillim dhe për mbështetjen në anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se Kosova synon të bëhet anëtare edhe e BE-së dhe NATO-s duke iu bashkangjitur Holandës dhe shumë shteteve të tjera aleate e partnere.”
“Së bashku, kryeministri dhe ambasadorja theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Holandës dhe angazhimin për thellimin e forcimin e mëtejmë të tyre. Kryeministri Kurti e njohu ambasadoren me progresin socio-ekonomik e demokratik të vendit, i cili është dëshmuar në tri vitet e fundit dhe nga indikatorët, matjet e rankimet pozitive ndërkombëtare.”
(Kosova Sot Online )