![](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/29/200x200_29.8.2024-ZKM-3-600x3601724926350.jpg)
Lexoni edhe:
Kurti takon ambasadoren e re të Holandës, e falënderon për mbështetjen për anëtarësim në KiE
Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se janë rreth 13 lokacione brenda Kosovës të adresuara për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai këto komente i bëri në tryezën e organizuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kurti shtoi se kanë dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave më Serbi. Kryeministri u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
“Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për faktet e krimit. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarit e Millosheviçit ne Beograd. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë informacionet nga hapja e arkivave”, deklaroi ai.
Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetje e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës.
(Kosova Sot Online )