Ja sa mërgimtarë mund të votojnë në ambasada e konsullata
Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e radhës ka miratuar listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
47 mijë njerëz jashtë Kosovës do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Më parë, ministria e Punëve të Jashtme kishte propozuar që ky numër të shkonte deri në 300 mijë.
Jashtë shtetit të Kosovës, mund të votohet në 35 qendra votimi (ambasada, konsullata).
(Kosova Sot Online)