Prishtinë: Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

  • E.k /
  • 29 August 2024 - 15:48
Prishtinë: Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë i dyshuar për disa vepra penale të vjedhjes.

“Sot nga Hetuesit e Drejtorisë së Kryeqytetit, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, për vjedhje të rëndë të raportuar me 22.08.2024 në stacionin Qendra në Prishtinë. Personi i arrestuar: A.B. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuar se ishte i kërkuar për së paku tri raste të tjera të vjedhjeve të rënda dhe dy vjedhje”, tha policia.

Policia tha se personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.

(Kosova Sot Online)