Kjo është vajza kosovare cila humbi jetën tragjikisht pasi u rrokullis djepi

  • A.P /
  • 29 August 2024 - 15:56
Kjo është vajza kosovare cila humbi jetën tragjikisht pasi u rrokullis djepi

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në familjen Bici në fshatin Penuh të Podujevë. Fëmija rreth 2 vjeçar i familjes humbi jetën tragjikisht në shtëpinë e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve që posedojnë tashmë organet e rendit, bazuar në dëshmitë e familjarëve, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje.

Ky moment tronditi familjen, pasi fëmija ishte në gjumë dhe në momentin që djepi është rrotulluar, dyshohet se është ngufatur nga lidhësja me të cilën ka qenë e lidhur.

Kjo situatë tmerroi familjën, që e dërguan fëmijën në  Emergjencën e Podujevës, ku fatkeqësisht vetëm u konstatua vdekja. 

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.

(Kosova Sot Online)