Kushte të motit jostabil do të vijojnë

  • A.P /
  • 29 August 2024 - 23:00
Kushte të motit jostabil do të vijojnë

Kushte të motit jostabil do të vijojnë përgjatë ditës së premtë. Orëve të pasdites me zhvillime të vransirave, priten rrebeshe e bubullima në pjesë të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 27C e 30C. Frynë erë veriore e verilindore 5-10m/s.

Rrebeshe shiu pasdite paraqiten edhe ditën e shtunë, e të dielen të reshurat mund të jenë më të izoluara pranë viseve malore. Në fillim të javës së ardhshme mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me diell, e më pak gjasa për të reshura. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje në 30C e 33C. Frynë erë kryesisht veriore-verilindore 5-10m/s.


(Kosova Sot Online)