Ngrihet aktakuzë ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të Qeverisë për “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

  • E.k /
  • 30 August 2024 - 14:48
Ngrihet aktakuzë ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të Qeverisë për “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh., ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, ka njoftuar Prokuroria.

(Kosova Sot Online)