![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë
![Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/20/auto_Qeveria-e-Kosoves-Flamuri-21-600x3601713615376.jpg)
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin special, kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.SH. ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK-ja ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.
(Kosova Sot Online)