
Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm

Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 27-30 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm parashihet edhe për të dielën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 27-31 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)