![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Albulena Haxhiu kujton me dhimbje të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë
![Albulena Haxhiu kujton me dhimbje të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/08/auto_haxhiu1699438238.jpg)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, tha se drejtësia do të jetë e plotë vetëm atëherë kur çdo familje të ketë përgjigjen që kërkon.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo tutje riafirmoi angazhimin e ministrisë që drejton për të zbardhur fatin e të zhdukurve, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë ata.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, kujtojmë me dhimbje të thellë të gjithë ata që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këto plagë të hapura janë një kujtesë e përhershme e padrejtësisë dhe dhimbjes së pashlyeshme që përjetuan familjet e tyre, që përjetoi populli i Kosovës. Në këtë ditë, përkujtojmë sakrificat e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur për të zbardhur fatin e të zhdukurve, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë ata. Drejtësia do të jetë e plotë vetëm atëherë kur çdo familje të ketë përgjigjen që kërkon”, ka shkruar Haxhiu.
(Kosova Sot Online)