Zelensky shkarkon komandantin e Forcave Ajrore

  • A.P /
  • 30 August 2024 - 21:14
Zelensky shkarkon komandantin e Forcave Ajrore

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në Ukrainë, ku Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e Forcave Ajrore Mykola Oleshchuk, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi ushtria ukrainase konfirmoi se kishte humbur një avion luftarak F-16 në betejë me forcat ruse.

Megjithatë, vetëm pak ditë më parë, atëherë kur pranoi përdorimin e F-16 amerikan në luftë, Zelensky tha se avionët amerikanë kanë arritur të s’mbrapsin sulmin me raketa e dronë të Rusisë.

(Kosova Sot Online)