Aksioni në Veri, reagon O’Brien: Kurti të ndërpresë veprimet provokuese

  • E.k /
  • 31 August 2024 - 09:10
Aksioni në Veri, reagon O’Brien: Kurti të ndërpresë veprimet provokuese

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien, ka reaguar për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e komunave ilegale. Ai i quajti “të pakoordinuara dhe provokuese” Qeprimet e qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministrit Albin Kurti i bëri thirrje që të konsultohet dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.

O’Brien shpërndau edhe reagimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)