Pas operacionit të policisë në Veri, karabinierët vendosin automjete të blinduara mbi Urën e Ibrit

  • E.k /
  • 31 August 2024 - 09:41
Pas operacionit të policisë në Veri, karabinierët vendosin automjete të blinduara mbi Urën e Ibrit

Pas aksionit të Policisë së Kosovës, e cila mbylli objektet ku punonin disa nga institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, në urën kryesore në Mitrovicë janë parë autoblinda të Karabinierëve.

Ura e Ibrit ka qenë një nga temat kryesore javëve të fundit në bisedat ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve perëndimorë, të cilët kanë thënë se nuk e mbështesin hapjen e saj në këtë moment duke bërë thirrje që Qeveria të mos bëjë veprime të njëanshme e të pakoordinuara.

Sidoqoftë, dje në orët e pasdites qeveria ndërmori një aksion në katër komunat veriore duke ua vënë “bllombën” pesë objekteve atje.

(Kosova Sot Online)