Vjosa Osmani: Për herë të parë takim bilateral në nivel presidentësh në mes Kosovës dhe Çekisë

  • E.k /
  • 31 August 2024 - 11:18
Vjosa Osmani: Për herë të parë takim bilateral në nivel presidentësh në mes Kosovës dhe Çekisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Pragë të Republikës Çeke për të marrë pjesë në forum global të sigurisë, GLOBSEC 2024, transmeton “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shkruar se për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.

“Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, shkruan ajo.

(Kosova Sot Online)