Prishtinë: Zyrtari i një banke raporton se nga 11 biznese ka pranuar monedha të falsifikuara

  • E.k /
  • 31 August 2024 - 12:58
Prishtinë: Zyrtari i një banke  raporton se nga 11 biznese ka pranuar monedha të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar se nga 11 biznese kanë pranuar një shumë parash- monedha të ndryshme, të dyshuara se janë të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastet kanë ndodhur nga 24 maj deri më 28 gusht 2024.

Rasti është në hetime.

“Prishtinë / 24.05-28.08.2024 09:0-10:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka raportuar se nga 11 biznese kanë pranuar një shumë parash- monedha të ndryshme të dyshuara për falsifikim”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)