
Vdes 45-vjeçari nga fshati Gjyshaj i Lushnjës, u godit nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku ka humbur jetën kryeplaku i fshatit Gjyshaj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se nga hetimet rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
“Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë, është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)