Osmani takohet me Ramën në Çeki
Presindetja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Pragë ku po merr pjesë në Forumin GLOBSEC.
Osmani në margjina të Forumit është takuar edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Nga foto e publikuar duket një shtrëngim miqësor i duarve mes Ramës dhe Osmanit.
Presidentja Osmani ka marrë sot pjesë në një panel diskutimi ku ka folur edhe për raportin mes Kosovës dhe SHBA-së. Gjithashtu sot Osmani ka takuar edhe presdientin çek, Petr Pavel, takim i parë në nivel presidentësh mes Kosovës dhe Çekisë
(Kosova Sot Online)