A mund të fluturojnë Rafale’t pa u dukur në territorin e armikut?

  • A.P /
  • 01 September 2024 - 09:57
A mund të fluturojnë Rafale’t pa u dukur në territorin e armikut?

Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane – kështu e përshkroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, marrëveshjen me Serbinë për blerjen e avionëve luftarakë francezë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me marrëveshjen me Francën për blerjen e 12 avionëve “Rafale”, Serbia, për herë të parë, do të ketë avionë perëndimorë për aviacionin e saj ushtarak.

Për ish-ministrin serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ky është një sinjal se ky vend dëshiron të standardizohet me NATO-n sa i përket aviacionit ushtarak.

“Kjo është një pikë kthese për aviacionin tonë, si dhe një pikë kthese politike. Është, padyshim, mirë politikisht e edhe më mirë ushtarakisht”, thotë Shutanovac.

Serbia bashkëpunon me vendet anëtare të NATO-s përmes programit të Partneritetit për Paqe që nga viti 2006, por zyrtarët në Beograd këmbëngulin se vendi është ushtarakisht neutral.

Kur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi në muajin prill për negociatat me Francën për blerjen e avionëve “Rafale”, ajo tha se kjo nuk nënkupton ndryshim të orientimit ushtarak të vendit.

Shutanovac thotë se që nga fundi i viteve 1950 – kur në kohën e Josip Broz Titos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan një numër të caktuar avionësh luftarakë amerikanë – ish-Jugosllavia dhe më vonë Serbia zgjodhën kryesisht armë nga Lindja.


(Kosova Sot Online)