Bajqinovci: Shumë njerëz bartin armë pasi e dinë që nuk përfundojnë në burg
Deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme në lagjen Aktash në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bajqinocvi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se është shqetësuese se si personat që i sekuestrohet arma përfundojnë në procedurë të rregullt në gjykata.
Kjo sipas tij kjo është një dështim i çartë i drejtësisë në trajtimin e armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të tyre.
Ai ka thënë shumë njerëz bartin armë pasi dinë që nuk përfundojnë në burg, kurse kërkon nga sistemi i drejtësisë që të reagojnë më seriozitet në raste të tilla për të mbrojtur jetët e qytetarëve.
“Është shqetësuese kur shohim se personave që ju sekuestrohen armët nga policia përfundojnë në gjykata në procedura të rregullta, askush nuk burgoset dhe dënimet janë me të holla. Kjo politikë ndëshkimore është një sinjal i qartë i dështimit të sistemit tonë të drejtësisë në trajtimin e armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të tyre. Andaj edhe vrasjet, tentim vrasjet rriten sepse askush nuk ka frikë për të bartur armë. Nëse ligjet nuk zbatohen me rreptësi dhe ata që kapen me armë ilegale marrin dënime të buta, kjo krijon një kulturë pandëshkueshmërie që vetëm sa shton rrezikun për sigurinë tonë. Sot shumë njerëz që bartin armë pa leje e din që nuk përfundojnë në burg por dënohen me të holla. Sistemi i drejtësisë duhet të reagojë me seriozitetin e duhur për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Bajqinovci.
(Kosova Sot Online)