Serbët janë tubuar para ndërtesës komunale të Mitrovicës së Veriu
Punëtorët e organeve paralele të Serbisë në Mitrovicën e Veriut sot përsëri janë mbledhur para ndërtesës së komunës, me kërkesën që “të kthehen në punë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës të premten, punëtorët e këtyre institucioneve kanë tentuar të hënën të hyjnë në ndërtesë me pretekst se “kanë ardhur në vendet e tyre të punës”, por janë ndaluar në hyrje.
Ata edhe sot janë mbledhur para objektit komunal në Mitrovicën e Veriut, ku ishte vendosur Sigurimi Pensional i Serbisë, dhe thonë se “nuk do të largohen”.
Ata kanë pretenduar se “vendet e punës janë burim jete për ta dhe familjet e tyre dhe se situata aktuale ua vështirëson edhe më shumë mbijetesën dhe qëndrimin në Kosovë”.
(Kosova Sot Online)