
Një person është arrestuar në Podujevë

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Podujevë pasi kishte gjuajtur në drejtim të një burri tjetër. Policia në raportin 24 orësh thotë se shkak ishte “hidhërimi nga një rast i mëhershëm”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, në shenje hidhërimi me një rast të mëhershëm. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)