Manuel Sarrazin në Beograd, takohet me Petkoviqin

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 10:43
Manuel  Sarrazin në Beograd, takohet me Petkoviqin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar në Beograd për t’u takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Arritje e vonë në Beograd për një përditësim mbi rezultatet e Samitit të Procesit të Berlinit. Duhet të punojmë për rezultat, nga i cili përfitojnë qytetarët në rajon!”, ka shkruar Sarrazin.

Sarrazin ka vizituar edhe vendet e tjera të rajonit lidhur me këtë proces.

Në Kosovë, ai ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe krerët opozitarë Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. 

(Kosova Sot Online)