Kapet në Kosovë shtetasi rus i kërkuar nga Interpol

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 14:28
Kapet në Kosovë shtetasi rus i kërkuar nga Interpol

Një shtetas rus është kapur nga Policia e Kosovës në fshatin Lluzhan të Podujevës. Shtetasi i huaj i cili u ndalua për kontroll, rezultoi se është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit. Shtetasi rus u ndalua nga një njësi patrulluese e Policisë në Podujevë, që e verifikoi dhe më pas e shoqëroi për në ambientet e policisë.

Bazuar në informacionet e para, rusi që u ndalua e ka të ndaluar hyrjen në Serbi për një vit, për shkak të një vendimi të Gjykatës, e po ashtu është person i kërkuar nga shteti i Lituanisë.

(Kosova Sot Online)