Sallahu: Politikanët e korruptuar identifikohen përmes stilit të jetesës

  • A.P /
  • 04 September 2024 - 07:32
Sallahu: Politikanët e korruptuar identifikohen përmes stilit të jetesës

Sipas Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, politikanet e korruptuar identifikohen përmes stilit të jetesës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Madje, sipas logjikës së personit që mban një post të lartë shtetëror, “nuk ka nevojë për prova” për të identifikuar këta persona.

“Nuk ka nevojë me pas prova. Këqyrja stilin e jetës, këqyrja jetën, këqyrja pasurinë që e ka pasur. Këqyrja nga viti 2010 deri në 2024-ën dhe e sheh. Me rrogë, s’ka shans m’i bë ti paret. Janë do logjika të thjeshta”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)