Sot përurohen dy shkolla në Podujevë

  • A.P /
  • 04 September 2024 - 09:33
Sot përurohen dy shkolla në Podujevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin do të marrin pjesë sot në ceremoninë e përurimit të dy objekteve të reja shkollore në komunën e Podujevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, ceremonia në shkollën në fshatin Dumosh do të mbahet sot në orën 09:30, ndërkohë ajo në objektin e shkollës në Obrançë nis në orën 10:30.

Pos Kurtit e Nagavcit, në ceremoni marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe deputetë.

(Kosova Sot Online)