
Simbolet serbe në institucionet paralele në veri mbulohen me ato të Kosovës

Situata në pjesën Veriore të Kosovës sot raportohet të jetë e qetë. Në institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, tashmë kanë zënë vend simbolet e Republikës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mediat atje, raportojnë se mëngjesin e sotëm nuk ka pasur tubim të qytetarëve të cilët para dy ditësh kanë kërkuar nga policia që të kthehen në vendet e tyre të punës.
Nga aty tashmë janë mbuluar edhe simbolet e Serbisë, duke u zëvendësuar me ato të Kosovës.
(Kosova Sot Online)