Ja çka u diskutua në takimin që Vulini e pati me Putinin

  • A.P /
  • 05 September 2024 - 07:46
Ja çka u diskutua në takimin që Vulini e pati me Putinin

Gynen Venhari nga organizata “Geopost” e ka komentuar vizitën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vullin, në Rusi dhe takimin që ai pati me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”..

Venhari tha se në takimin që Vullini e pati me Putinin janë diskutuar tri tema, e njëra ndër to, sipas tij, ishte edhe Kosova.

“Pra, përdorimi i narracionit rus, sidomos i Lavrovit, ku pas Vitit të Ri do të ketë spastrim etnik dhe kjo është në vazhdimësi si narracion i ri i rusëve kundër Kosovës dhe i keqpërdorur nga Serbia, ku është ankuar Vulini te Putini, duke thënë se po bëhet spastrimi etnik i serbëve të Kosovës”.

“Do të ketë pasoja me siguri, jo vetëm për Kosovën. Do të ketë tentim të destabilizimit si në fushën e sigurisë, si në fushën e propagandës dhe dezinformimit ku do të vazhdojë më shumë, në drejtim të Republikës Sërpska, destabilizimit të Bosnjës dhe po ashtu prishjes së imazhit të Kosovës”, tha Venhari në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se gjatë takimit të Vullinit me Putinin u fol edhe për Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe garancinë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ia dha Putinit përmes Vulinit se Serbia nuk do t’i vë sanksione Rusisë.


(Kosova Sot Online)