Në oborrin e QKUK-së qentë endacakë sulmojnë një person

  • A.P /
  • 05 September 2024 - 12:45
Në oborrin e QKUK-së qentë endacakë sulmojnë një person

Një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur viktima po kalonte në oborrin e QKUK-së.

Qenë të shumtë kanë sulmuar personin duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim në Emergjencë mirëpo për shkak të natyrës së lëndimeve ai është transferuar në Klinikën Infektive.

Image

(Kosova Sot Online)