
Stradner: Rusia nuk e humb kurrë mundësinë për të mbjellë kaos në Ballkan

Rusia nuk e humb kurrë mundësinë për të mbjellë kaos në Ballkan. Kështu po paralajmëron Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Derisa ka publikuar një deklaratë të zëdhënësit të Vladimir Putinit, Dimitry Pestov.
Sipas një deklarate të tij, Rusia mbështet siç i quan ai, miqtë serbë në çdo situatë e veprim, derisa ka pranuar se situata në Ballkan është duke u përkeqësuar.
“Moska dhe Beogradi ndajnë pikëpamjen për përpjekjet për të shkelur themelet që u hodhën nga Dejtoni. Situata është vërtet duke u përkeqësuar tani…Dhe në këtë ne mbështesim plotësisht miqtë tanë serbë”, ka thënë Peskov duke aluduar për situatën në Kosovë.
Sipas Stradner, kjo dëshmon se shteti rus kurrë nuk e humb mundësinë për të mbjellë e mbështet kaos në Ballkan.
(Kosova Sot Online)