Sarrazin: Kosova mund ta bllokojë veç veten

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 08:15
Sarrazin: Kosova mund ta bllokojë veç veten

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosarritjen e një dakordimi rreth CEFTA-s, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka insistuar që Kosova të zhbllokojë futjen e mallrave serbe, një pjesë e të cilave ishte bllokuar nga Qeveria.

Sarrazin ka deklaruar në të dyja vizitat që ka zhvilluar në Kosovë se ka marrë përgjigje negative nga kryeministri Albin Kurti në kërkesën për një kompromis.

“Është relativisht e qartë për mua se si është situata. Nëse Procesi i Berlinit nuk arrin të ofrojë rezultate konkrete në tregun e përbashkët rajonal, gjithë shpresat që kishim në planin e ri të rritjes, por edhe në idenë që të kemi këto katër liri në rajon duke sjellë mundësi për njerëzit të lëvizin lirshëm, mallrat të qarkullojnë lirshëm. Do të jetë kthesë prapa në besimin që mund të integrojmë rajonin bashkë. Do të jetë shumë keq kjo. Nuk do të ndalemi vetëm pse Kosova po bllokon. Kosova mund të bllokojë vetëm veten. Do të adoptojmë mundësi tjetër për një mekanizëm të përkohshëm, jo CEFTA”, ka thënë Sarrazin”Është relativisht e qartë për mua se si është situata. Nëse Procesi i Berlinit nuk arrin të ofrojë rezultate konkrete në tregun e përbashkët rajonal, gjithë shpresat që kishim në planin e ri të rritjes, por edhe në idenë që të kemi këto katër liri në rajon duke sjellë mundësi për njerëzit të lëvizin lirshëm, mallrat të qarkullojnë lirshëm. Do të jetë kthesë prapa në besimin që mund të integrojmë rajonin bashkë. Do të jetë shumë keq kjo. Nuk do të ndalemi vetëm pse Kosova po bllokon. Kosova mund të bllokojë vetëm veten. Do të adoptojmë mundësi tjetër për një mekanizëm të përkohshëm, jo CEFTA”, ka thënë Sarrazin për Kohën.

(Kosova Sot Online)