Basha: Deklarata e Sarrazin nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 08:42
Basha: Deklarata e Sarrazin nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për cështjen e CEFTA’s dhe urën e Ibrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Basha ka thënë se deklarata e Sarrazin për lëvizjen e lirë për mallrat e Serbisë në Kosovë dhe kundërshtimi për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave, nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati.

“Sarrazin po thotë që është jashtëzakonisht e rëndësishme lëvizja e lirë për mallrat e Serbisë në Kosovë, kurse është kategorik kundër lëvizjes së lirë të automjeteve mbi Urën e Ibrit! Dhe në fund thotë, jemi aleat dhe mik i juaji. Për besë kjo nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati!”, ka shkruar Basha.

(Kosova Sot Online)