Lajçak ka mbërritur në objektin e Qeverisë

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 09:08
Lajçak ka mbërritur në objektin e Qeverisë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë paraditen e së premtes. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat raportojnë se Lajçaku besohet se do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar se me kë do të takohet Lajcak.

As në agjendën e dërguar sot nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, nuk figuron ndonjë informacion se kryeministri i Kosovës ka takim me Emisarin e Bashkimit Evropian.

(Kosova Sot Online)