Lajçak e zbulon kur duhet të hapet Ura e Ibrit
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se ura kryesori mbi lumin Ibër duhet të hapet. “Mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët”, ka thënë Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se fokus i takimit ka qenë caktimi i takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha datë për një gjë të tillë.
Lajçak e kualifikoi si urgjente zhbllokimin e impelementimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
(Kosova Sot Online)