Vuçiq: Po ta kisha dëgjuar Roth-in, Kosova do të ishte në OKB

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 14:40
Vuçiq: Po ta kisha dëgjuar Roth-in, Kosova do të ishte në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka komentuar qëndrimin e politikanit gjerman Michael Roth, i cili e kritikoi Vuçiqin për marrëdhëniet me Rusinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk jam këtu për t’i dhënë llogari Rothit. Po ta kishte dëgjuar Roth-in, Kosova do të ishte në OKB dhe shtet i pavarur, Serbia nuk do të ekzistonte ekonomikisht, as Republika Serbska nuk do të ekzistonte. Kam pasur një bisedë të mirë me Olaf Scholz, dhe krahasimi i tyre nuk ka shumë kuptim”, ka thënë ai.

Ndërsa, Vuçiq, ka thënë se do të marrë vendimin për ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për takimin e BRICS-it më 10 apo 15 tetor. Vuçiq u thënë gazetarëve se nuk dëshiron që ta refuzojë apo të pranojë çdo gjë.

“Nuk ka dyshim se është ftesë e rëndësishme, siç keni organizuar më herët vizita të rëndësishme”, ka deklaruar Vuçiq, duke shuar se nuk mund të tregojë se për çfarë vizite bëhet fjalë, por të gjithë do ta shohin se ishte e rëndësishme.

Presidenti serb ka thënë se është krenar me politikën e pavarur të Serbisë.

“Serbia është në rrugën evropiane, por ka politikën e saj dhe nuk do të heqë dorë nga miqtë e saj tradicionalë, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Ne duam të ruajmë këto miqësi, teksa zotohemi për një të ardhme ndryshe”, ka theksuar Vuçiq.

Samiti i BRICS-it, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus të Kazanit.

(Kosova Sot Online)