Osmani: Me ministrin turk folëm për bashkëpunim në politikë
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se me të ka folur për për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo tha se forcimi i partneritetit mes Kosovës dhe Turqisë është përkushtim i përbashkët.
“Në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces. Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët!”, ka shkruar Osmani.
Fidan pas Osmanit ka shkuar në Qeveri për takim me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë ditës u takua edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.
(Kosova Sot Online)