Ja kënd e falënderon Daçiq për mosnjohjen e Kosovës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën si një nga partneret më të rëndësishme të politikës së jashtme të Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vizita e Daçiqit vjen vetëm pak ditë pasi që Aleksandar Vulin ishte takuar në Rusi me presidentin rus Vladimir Putin.
Daçiq është takuar me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong. Gjatë takimit Daçiq e ka falënderuar Kinën për “mosnjohjen e Kosovës”.
“Po ashtu, zëvendëskryeministri e falënderoi Republikën Popullore të Kinës për mbështetjen e saj në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë, veçanërisht në qëndrimin e saj konsistent dhe të qartë për çështjen e mosnjohjes së të ashtuquajturës ‘Kosovë’, duke theksuar se Serbia mbështet politikën ‘një Kinë’”, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.
(Kosova Sot Online)