Mjekët ia heqin 30 vjeçares kosovare gjilpërën nga fyti

  • A.P /
  • 09 September 2024 - 10:10
Mjekët ia heqin 30 vjeçares kosovare gjilpërën nga fyti

Një 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj, gjilpërë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e pacientja, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.


(Kosova Sot Online)