Vuçeviq: Lajçak vjen në Beograd dhe së shpejti zhvillohet takimi në Bruksel
Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të arrijë së shpejti në Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai theksoi se së shpejti pritet që të mbahet edhe një takim në Bruksel.
“Lajçak ishte në Bled në forumin strategjik dhe më pas shkoi në Prishtinë dhe po vjen në Beograd, do të shohim se çfarë lajme do të sjellë, mendoj se takimi në Bruksel na pret shumë shpejt dhe se do të vijnë ditët kur do të dëgjojmë gjëra shumë më konkrete për të dhe shpresoj që Kurti të mos vazhdojë serinë e tij të papërgjegjshme të lëvizjeve”, deklaroi shefi i ekzekutivit serb, raporton Tanjug/
Edhe Lajçak ka konfirmuar se së shpejti do ta vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.
(Kosova Sot Online)